Zhvillimet Në Te Së Drejtën Kontraktore Evropiane
Elvina Daja and Jonida Brati
Universiteti "Aleksander Moisiu " Durres
Abstract
Qëllimi i Komunitetit Europian i cili u krijua me Traktatin e Romës më 25 mars 1957, ishte kryesisht krijimi i një tregu të përbashkët që do të stimulonte në të ardhmen edhe përafrimin politik të vendeve anëtare, me synim zhvillimin harmonik dhe të ekuilibruar të tyre të tillë që të siguronte një rritje të mirëqënies sociale. Gjatë gjithë proçesit të zhvillimit të kësaj organizate deri në ditët e sotme zhvillimi i tregut të brendshëm ka qenë dhe vazhdon të jetë një objektiv kyç i saj. Dhe pikërisht në kuadër të zhvillimit të këtij tregu ka nisur dhe është zhvilluar edhe debati lidhur me harmonizimin e të drejtës kontraktore evropiane. Debat ky i cili pasuar dhe me iniciativa konkrete të ndërmarra nga institucionet e BE-së me qëllim rrregullimin e kësaj fushe sa delikate aq dhe të rëndësishme. Në këtë fushë ekziston bindja që e drejta kontraktore duhet të disiplinohet nga një rregullim i përgjithshëm që të shërbejë si pikë referimi pasi nevoja për sigurinë juridike në fakt perceptohet nga të gjitha rendet juridike të shteteve anëtare edhe pse në mënyra të ndryshme. Duke u nisur pikërisht nga kjo nevojë për siguri në këtë punimi do të analizohen mënyra sesi deri tani është tentuar ti jepet zgjidhje këtij problemi për t’i dhënë jetë një normative referimi e cila të jetë në gjendje të kapërcejë fragmentizimin e tanishëm, duke krijuar një kornizë rregullash në gjendje që t’i përshtaten nevojave të një Evrope në zhvillim e sipër.
Presentation